Boston Celtics të pandalshëm, marrin fitoren e tetë radhazi

Boston Celtics kanë vazhduar me ecuri fantastike dhe fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra e udhëhequr nga Joe Mazzulla ka marrë fitoren e tetë radhazi pasi ka mposhtur Atlanta Hawks me 25 pikë diference 101:126.

Jaylen Brown ishte më efikasi në ndeshje për Celtics me 22 pikë e pesë kërcime.

Me lojë të mirë u dallua dhe Jayson Tatum që shtoi 19 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.

Ndërkohë me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Williams (18), White (16), Hauser (15), Kornet (15) dhe Pritchard me 14 të tjera.

Trae Young ishte më efikasi te vendasit me 27 pikë e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.