Lejkersave nuk u mjaftojnë as 37 pikët e Dejvisit, rikthehen te disfata

Lejkersave nuk u mjaftojnë as 37 pikët e Dejvisit, rikthehen te disfata

Skuadra e Feniksit mori kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 115-105 ndaj Los Anxhelos Lejkers, në një sfidë me rivalitet dhe emocione. Brixhs e Bruks realizuan nga 25 pikë secili, në fitoren e Feniks Sans, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e 21 kërcime të Entoni Dejvisit te Lejkersi.

Ekipi i Filadelfias-s fitoi 115-106 ndaj Bruklinit, me Harrisin që realizoi 24 pikë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, që bëri edhe diferencën. Nikola Jokiç realizoi 31 pikë dhe 10 asiste, por që s’mjaftuan për Denverin, që u mund 110-108 ndaj Detroit.

Fitorja e shtatë radhazi për Sakramenton, që mposhti 113-109 Memfisin, sfidë ku u dalluan De’Aaron Foks me 32 pikë dhe Barns me 26 pikë. Për Memfisin shkëlqeu Xha Morant me 34 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

  • NBA – Rezultatet
  • Filapdelfia – Bruklin 115-106
  • Memfis – Sakramento 109-113
  • Denver – Detroit, 108-110
  • Feniks – Lejkers 115-105

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.