Tërhiqet shorti për duelet në çerekfinale të Ligës së kampionëve

Tërhiqet shorti për duelet në çerekfinale të Ligës së kampionëve

Në Nion të Zvicrës sot është tërhequr shorti për ndeshjet e çerekfinales së Ligës së kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi nuk do të ketë punë të lehtë ku do të përballet me skuadrën e Çelzit për një vend në gjysmëfinale, ndërsa Interi do të përballet me Benfikën.

Një ndeshje mjaft interesante në kuadër të fazës nokaut pritet të jetë edhe ajo me Mançester Sitit dhe Bajernit të Munihut, ndërsa do të ketë përballje edhe midis dy ekipeve italiane nga Seria A, Milanit dhe Napolit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave, pra më 18 dhe 19 prill.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.