Gjetan Keta nokauton turkun Uzun

Gjetan Keta nokauton turkun Uzun

Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka fituar ndeshjen përballë turkut Uzun.
Ndeshja ka qenë mjaft e fortë mes dy boksierëve dhe janë dashur 4 raunde që Keta të triumfojë.
Gjetan Keta e ka sulmuar vazhdimisht turkun,ndërsa ky i fundit qëndronte vetëm në mbrojtje.
Kështu kanë kaluar tre raunde. Ndërkaq në raundin e katërt, Keta ka lëshuar një sërë “silurash” me grushta ndaj turkut, duke e gjakosur atë. Turku Uzun nuk ka mundur ti rezistojë dot grushteve të Gjetanit, duke dhënë dorëheqjen nga ndeshja.
Kjo ndeshje ka falur emocione të mëdha në shkallët e “Asllan Rusit’.
Gjetan Keta me këtë fitore mbrojti titullin Intercontinetal në WBC.

Please publish modules in offcanvas position.