Momenti kur policia turke futet në gazetën Zaman

Policia turke ka marrë kontrollin e gazetës më të madhe turke Zaman, pasi ka arritur me forcë të futet në ndërtesën e gazetës falë gazit lotësjellës dhe ujit.

Gazetarë të shumtë dhe lexues të gazetës ishin mbledhur para hyrjes së godinës së gazetës Zaman ku po pengonin marrjen e kontrollit nga shteti të gazetës më të madhe në Turqi, njëherit gazeta më e madhe opozitare.

Por forcat policore kanë përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për t'u futur në godinë dhe duke marrë drejtimin e gazetës.

Disa orë më parë, përmes një vendimi antikushtetues, një gjykatë turke ka sekuestruar asetet e gazetës “Zaman” dhe ka caktuar administrator shtetërorë për të menaxhuar gazetën.

Vendimi i gjykatës është kritikuar ashpër nga partitë opozitare dhe shoqëria civile ndërsa është kritikuar edhe organizatat ndërkombëtare si Freedom House, Index of Censorship, Reporters Without Borders, etj.

Edhe Bashkimi Europian dhe Stejt Departamenti amerikan kanë reaguar në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar si shqetësues për demokracinë.

Sipas kushtetutës turke, në asnjë rast nuk lejohet sekuestrimi i asteve të mediave, kushdoqoftë ajo arsyeja.

Please publish modules in offcanvas position.