Policia turke sulmon lexuesit e gazetës Zaman

Policia turke sulmon lexuesit e gazetës Zaman

Lexuesit e gazetës Zaman që pritnin para objektit për t'i dhënë përkrahe gazetës u ballafaquan me ndërhyrje të policisë me gazë lotsjellëse dhe plumba qore.

Një grup që pritnin para objektit të gazetës Zaman për t'i dhënë përkrahe, njerëz familjarë, gra dhe fëmijë, u ballafaquan me ndërhyrje barbare dhe jonjerëzore të policisë edhe atë me gazë lotsjellëse dhe me plumba qore.

Gratë dhe fëmijët, të cilët vraponin nëpër rrugica për tu mbrojtur nga gazi lotsjellëse, përcilleshin nga policia dhe përsëri i sulmonin me të njëjtët instrumente. Banorët të cilët ngelën ballë për ballë me një ndërhyrje të tillë barbare, përfunduan me fytyra të përgjakura dhe lëndime të ndryshme fizike. Në vendin e ngjarjes arritën vetura të shumta të ambulancës.

Please publish modules in offcanvas position.