VIDEO | Deputetja amerikane Margo Davidson i shpreh ndjenjat e saja pasi vizitoi refugjatët turq në Greqi: Kjo me të vërtetë është një turp i madh

Deputetja amerikane Margo Davidson i përshkruajti përshtypjet e saja nga vizita e refugjatëve turq në Greqi: Mu hapën sytë.

Deputetja nga radhët e lidhjes amerikane të shtetit të Pensillvanisë, Margo Davidson, i vizitoi refugjatët turq në Greqi, të cilët kanë ikur nga regjimi qeveritar që është duke iu bërë shtypje anëtarëve të Lëvizjes Gylen dhe atyre që kanë një perceptim ndryshe. Davidson ato që i kishte parë i rrëfeu për “30 plus TV”. Shihet se refugjatët që vijnë nga Turqia kanë kaluar dhe janë ballafaquar me shumë sfida të vështira që të gjejnë shpëtim për vete dhe fëmijët e tyre nga regjimi i qeverisë turke.

Morgan Davidson tërhoqi vëmendjen edhe tek 10 mijë të burgosurit në Turqi dhe 700 fëmijët të cilët gjenden në burgjet e Turqisë duke e potencuar se kjo është një turp i vërtetë. Davidson bëri apel që të gjithë politikanët që kanë ndikim ti vizitojnë refugjatët turk dhe nga vet ato t'i dëgjojnë brengat dhe ato çfarë kanë përjetuar ato.

Please publish modules in offcanvas position.