Njihuni me gjeniun 5-vjeçar në matematikë

Njihuni me gjeniun 5-vjeçar në matematikë

Përmes videos do të shikoni se si një vogëlush vetëm 5-vjeçar ka lënë me gojë hapur të gjithë të pranishmit në një emision televiziv. 5-vjeçari cilësohet si gjeniu i matematikës, ai është në gjendje të bëjë llogaritje matematikore me numra shumëshifror brenda pak sekondash.

I ftuar në emisionin “Little Big Shots”, ai ka magjepsur të gjithë duke dhuruar "spektakël llogaritjesh". Moderatori në fillim i ka kërkuar të luajnë lojën e dyfishimit të shumës së numrave dhe ka ngelur gojë-hapur para 5-vjeçarit. Pastaj, moderatori ka filluar të bëjë pyetje në drejtim të tij për shumëzimin e numrave. Në fund, moderatori në një tabelë ka shkruar një numër 21-shifror dhe i ka kërkuar djaloshit t’a lexojë atë. "A t’a them atë pa e parë"?, e ka pyetur djaloshi moderatorin. "Më lejo të shpjegoj diçka, nëse e thua këtë numër pa e lexuar, ne jemi shumë të pasur", i'a ka kthyer ai me shaka. “Unë mund t’a them pa e parë”, u shpreh 5-vjeçari gjeni. Djaloshi ka vazhduar me leximin e shifrës marramendëse duke e bërë të gjithë sallën të ngrihet në këmbë dhe të duartrokasin pa ndalur.

Please publish modules in offcanvas position.