Në festivalin BAFTA filmi “The Revenant” fitoi shumicën e çmimeve

Akademia e Arteve Angleze për filma dhe kanale televizive (BAFTA) e cila njihet si “oscari” anglezë që sivjet u mbajt për të 69 herë, shpërndau çmimet për filma dhe dokumentarë më të mirë.

Filmi “The Revenant” arriti të jetë në qendër të vëmendjes pasi ishte fituese e 5 çmimeve.
Mbrëmja e shpërndarjes së çmimeve u organizua në sallën historike të Operës në Londër. Në këtë ceremoni morën pjesë artistë si Cate Blanchett, Leonardo DiCaprio, Kate Winslet, Matt Damon, Eddie Redmayne. Filmi më i mirë, artisti më i mirë në kategorinë e meshkujve si dhe shpërblimet e regjisorëve i takuan stafit të filmit “The Revenant”.
Çmimi Oscar i takoi regjisorit të filmit “The Revenant”, Alejandro González Iñárritu. Tema e filmit janë sakrificat për kafshatën e bukës në kufirin e Amerikës që janë bërë në shekullit 19. Çmimet e shumta të këtij festivali i mblodhi filmi “The Revenant”, ku Leonardi Di Caprio u përzgjodh si artisti më i mirë në kategorinë e meshkujve. Filmi “The Revenant” gjithashtu fitoi edhe shpërblimet regjisori më i mirë, kinematografi më i mirë si dhe vendin e parë në kategoritë e zërit.

Çmimet që u ndanë në BAFTA:

  • Filmi më i mirë: (The Revenant)
  • Artisti më i mirë në kategorinë e meshkujve: Leonardo DiCaprio - (The Revenant)
  • Artistja më e mirë në kategorinë e femrave: Brie Larson - (Room)
  • Regjisori më i mirë: Alejandro G. Inarritu - (The Revenant)
  • Artisti ndihmës më i mirë në kategorinë e meshkujve: Mark Rylance - (Bridge of Spies)
  • Artistja ndihmëse më i mirë në kategorinë e femrave: Kate Winslet - Steve Jobs
  • Skenarë më origjinal: Spotlight
  • Kinematografi më të mirë: (The Revenant)
  • Dokumentari më i mirë: Amy
  • Filmi më i mirë Anglez: Brooklyn
  • Skenari më i mirë për përshtatje: (The Big Short)
  • Filmi më i mirë vizatimorë: (Inside Out)
  • Filmi më i mirë i huaj: Wild Tales
  • Muzika më e mirë: The Hateful Eight
  • Dizajnuesi më i mirë i produksionit: (Mad Max: Fury Road)
  • Efekte më të mira vizuale: (Star Wars: The Force Awakens)
  • Stilisti më i mirë: (Mad Max: Fury Road)
  • Dizajnuesi më i mirë i veshjeve: (Mad Max: Fury Road)
  • Zëri më i mirë: (The Revenant)

Please publish modules in offcanvas position.