Tentuan ta arrestojnë bamirësin 91 vjeçar i cili ishte i shtrirë në shtratë

Tentuan ta arrestojnë bamirësin 91 vjeçar i cili ishte i shtrirë në shtratë

Në vargun e aksioneve policore për arrestimin e bamirësve dhe vullnetarëve të arsimit që kësaj radhe u zhvillua në qytetin Erzurum të Turqisë, policia bastisi shtëpinë e 91 vjeçarit Alattin Oksuz, i cili ishte i shtrirë në shtrat për shkak të sëmundjeve të rënda.

Policia kontrolloi detajisht shtëpinë e 91 vjeçarit Oksuz, por nuk e arrestoi dot për shkak të raportit mjekësor ashtu që bamirësi i moshuar Oksuz vazhdon të jetë në paraburgim shtëpiak.

Ekipet e njësive antiterroriste, të cilët posedonin flet arresti për 35 persona në qytetin Erzurum, në orët e mëngjesit bastisën edhe shtëpinë e Alattin Oksuz. Pasi që ishin dëshmitarë për gjendjen e 91 vjeçarit, i cili ishte i shtrirë në shtrat, lajmëruan Prokurorin Shtetëror. Më vonë, familja ua tregoi policëve raportin mjekësor të Alattin Oksuz, ashtu që prokuroria vendosi 91 vjeçarin Oksuz ta lejë në paraburgim shtëpiak.

Pas kontrolleve të bëra, policia antiterroriste u largua nga shtëpia e bamirësit të moshuar, mirëpo policët civil vazhdojnë me mbikëqyrjen e mëtejshme në rrugicën ku gjendet 91 vjeçari Oksuz. Bamirësi dhe vullnetari i arsimit Alattin Osuz dhe familja e tij ishin të tronditur nga kjo sjellje e pakuptueshme e organeve shtetërore duke treguar shqetësimin e tyre për gjendjen aktuale të shtetit.

Aksionet policore ndaj bamirësve dhe vullnetarëve të arsimit tani më një kohë të gjatë janë duke u zhvilluar pa ndal dhe gati se në çdo qytet të Turqisë, ku arrestohen amvise, të moshuar, esnaf etj., vetëm se kanë dhënë përkrahe në aktivitete të ndryshme humanitare dhe sociale. Preteksti kryesor për këto arrestime është simpatia që këto njerëz ndjejnë ndaj mendimtarit dhe ligjëruesit fetar, Fetullah Gylen.

Please publish modules in offcanvas position.