Bekteshi në Forumin për Investime

Bekteshi në Forumin për Investime "Kina -Evropa Qendrore dhe Lindore" në Pragë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në Forumin për investime "Kina - Evropa Qendrore dhe Lindore", i cili mbahet në Pragë.

 

Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do t'i paraqesë mundësitë për bashkëpunim dhe investim në Maqedoni në panel debatin për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja.

Pjesëmarrësit në Forum, përfaqësuesit politikë, biznesmenët dhe investitorët nga Republika e Çekisë, nga RP e Kinës dhe nga vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të flasin për energjitikën, financat, industrinë, arsimin, shëndetësinë, teknologjitë e reja, tregtinë elektronike dhe turizmin.

Forumi për Investime është nën mbikëqyrje të presidentit të Republikës së Çekisë Millosh Zeman dhe kryeministrit Bohusllav Sobotka ndërsa në organizim të Odës Ekonomike kineze për bashkëpunim dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.