NBA finalja e katërt me radhë për Klivlendin

NBA finalja e katërt me radhë për Klivlendin

Klivlend Kavalirs do të luajnë në finalen e plej-ofit të NBA-së, pasi që mbrëmë në ndeshjen e serisë finale të Lindjes i mposhtën Boston Seltiks me 87:79.

 

Ky është triumfi i parë në terren mysafir të një nga ekipeve që luajtën shtatë ndeshje maksimale në garën i pari deri në katër fitore.

Njëherit Klivlend arriti në finalen e vet të katërt me radhë në ligën më të fuqishme të basketbollit në botë.

Më meritori për këtë është Lebron Xhejms, i cili duelin e shtatë e përfundoi me 35 pikë, 15 kërcime dhe nëntë asistenca dhe vetëm një plotësim i mungonte për "tripëll-dabëll".

Xhejson Tejtum me 24 pikë dhe shtatë kërcime ishte lojtari më i mirë në ekipin që e pësoi humbjen e parë në terren të vet këtë sezonë të plej-ofit, por kjo ndeshje humbëse ishte vendimtare që Seltiks të mbeten pa mundësi për të luftuar për unazën e kampionit.

Kundërshtar i Klivlendit në finalen e madhe do të jetë fituesi nga Konferenca perëndimore, që do të dihet pas ndeshjes së madhe në serinë mes Hjustonit dhe kampionit aktual Golden Stejt. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 3 pas mesnate.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.