Barselona finalist i parë në kupën e Spanjës

Barselona finalist i parë në kupën e Spanjës

Barselona do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit, pasi në dy ndeshjet kundër Atletiko Madridit ishte më e suksesshme.

Katalonasit mbrëmë si vendas luajtën baraz 1:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 u plasuan në finale.

Me golin e Luis Suarez në minutën e 43-të, ekipi katalunas erdhi në epërsi, ndërsa rezultatin përfundimtar e shënoi Kevin Gameiro në minutën e 83-të. Lojtari i njëjtë tre minuta më herët nuk realizoi penalti për Atletikon.

Barcelona mbeti fillimisht me 10 lojtarë, pasi Serhi Roberto u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por edhe Janik Karasko i Atletiko Madridit kishte të njëjtin fat pas 10 minutash.

Në fund edhe Luis Suarez u ndëshkua me karton të kuq.

Kundërshtar i Barselonës në finale do të jetë më miri nga ndeshja gjysmëfinale e dytë mes Selta Vigos dhe Alavesit. Ndeshja e parë e tyre në Vigo përfundoi me rezultatin 0:0.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.