Mikrobiologët ndërtojnë tela elektrikë më të hollë se një qime floku

Mikrobiologët ndërtojnë tela elektrikë më të hollë se një qime floku

Disa mikrobiologë në Universitetin e Massachusetts Amhest kanë arritur të ndërtojnë tela elektrikë të cilët janë mijëra herë më të hollë se një qime e flokëve të njeriut.

Këto tela elektrikë kanë një diametër 1.5 nanometër rreth 60,000 herë më e vogël se ajo e flokëve të njerëzve.

“Nanotubat mikrobiologjikë” ose filamentët proteinikë prodhohen nga modifikimet gjenetike në disa lloje bakteresh. Shkencëtarët manipulojnë bakteret duke kompozuar kështu telat në rende shumë të vogla nano nga aminoacidet natyrorë.

Dr. Derek R.Lovley, kryetari i skuadrës tha se telat mund të prodhohen lehtësisht dhe në masë pasi materiali përbërës i tyre është mjaft i lirë.

Mendohet që këto tela të gjejnë përdorim të gjerë në fushën e mjekësisë pasi janë biologjikë dhe nuk do të ndikojnë tek ndjesorët sensitivë të pH që përdoren për të matur pulsin e zemrës apo funksionin e veshkave.

Po ashtu këto tela mund të përdoren edhe në fushën e telekomunikacionit dhe informatikës, ku përmasat shumë të vogla të telave do të mundësojnë rritjen e kapacitetit të memories për telefonat dhe kompjuterët.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.