E drejta e informimit në mënyrë të paanshme dhe të  saktë

E drejta e informimit në mënyrë të paanshme dhe të saktë

"Ashtu siç ushqehet stomaku, po në të njëjtën mënyrë ushqehet edhe truri. Nëse ne nuk kemi më shumë alternativa të ushqimit, nuk mund të vendosim se cili nga ushqimet është më i shijshëm.

Por do të mendojmë se ajo çka e hamë është ushqimi më i shijshëm në botë. Në të njëjtën mënyrë nëse nuk kemi më shumë alternativa të medieve, atëherë nuk mund të vendosim se kush e thotë të drejtën. Por ajo që do ta dëgjojmë do të na duket si e drejta e vetme. Me fjalë të tjera kjo do të thotë edhe cenim i të drejtës së individit për tu informuar në mënyrë të drejtë

Edrejta e çdo qytetari është që të informohet në mënyrë të drejtë. Kjo gjë është e rregulluar me ligj pothuajse në të gjitha shtetet demokratike dhe në ato shtetet që synojnë të bëhen demokratike. Kjo e drejtë nuk mund të merret nga dora e asnjë qytetari, sepse në të kundërtën nuk mund të bëhet fjalë për një shtet demokratik, dhe për një shtet ku dominon e drejta e individit. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur këto drejta, ka të drejtë të ngre zërin dhe të kërkoj që këto të drejta t'i sigurohen. Për të dominuar e drejta e informimit në mënyrë të drejtë duhet të ekzistoj pavarësi të medieve. Në një vend ku nuk ekziston pavarësia e medieve, jo vetëm që qytetarët nuk mund të informohen në mënyrë të drejtë por gjithashtu nuk kanë mundësi edhe të përzgjedhin dhe të analizojnë se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo.

Është e vërtetë se në asnjë vend të botës nuk ekzistojnë medie të lira dhe krejtësisht të pavarura. Gati se në të gjitha vendet e botës edhe në ato më të zhvilluara politika ka ndikim tek mediet, mirëpo ajo çka dallon tek ata është se nuk ekziston vetëm një tip, por një laramani e medieve gjë që i mundëson qytetarëve të përzgjedhin orientimin e tyre. Vetëm në shtetet jo demokratike kemi presion, shtypje apo edhe më dramatike është mbyllja e medieve që nuk përfaqësojnë mendimin e një grupi, gjegjësisht mendimin e atyre që dominojnë në shtet. Pushtetet që vuajnë nga frika se do ta humbin dominimin e tyre në shoqëri, do të japin llogari për të bëmat e tyre zakonisht për të shkatërruar demokracinë dhe të drejtën e njeriut në një vend, fillojnë duke ua marr nga dora e qytetarëve të drejtën e informimit në mënyrë të drejtë dhe në vend të saj mundohen që t'ua imponojnë mendimin e tyre me të gjitha mjetet e informimit që i posedojnë. Kjo disa herë mund të shkoj deri në atë nivel saqë edhe gjërat e palogjikshme dhe ato që mendja e shëndoshë nuk mund t'i pranoj bën që në atë shoqëri të jenë të pranueshme Kështu që gjithçka jepet përmes një ngjyre dhe një “lloji të ushqyerit”. Them, lloj e të ushqyerit sepse ashtu siç ushqehet stomaku, po në të njëjtën mënyrë ushqehet edhe truri. Nëse ne nuk kemi më shumë alternativa të ushqimit, nuk mund të vendosim se cili nga ushqimet është më i shijshëm. Por do të mendojmë se ajo çka e hamë është ushqimi më i shijshëm në botë. Në të njëjtën mënyrë nëse nuk kemi më shumë alternativa të medieve, atëherë nuk mund të vendosim se kush e thotë të drejtën. Por ajo që do ta dëgjojmë do të na duket si e drejta e vetme. Me fjalë të tjera kjo do të thotë edhe cenim i të drejtës së individit për tu informuar në mënyrë të drejtë.

Si përfundim, dua të them se çdo njeri prej nesh, nëse jemi me të vërtetë të sinqertë dhe dëshirojmë që të dominoj e drejta e individit, atëherë reagimi ynë duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe në të gjitha vendet. Nuk mund të jemi të sinqertë përderisa për veten tonë kërkojmë që një e drejtë të realizohet, kurse nëse e njëjta e drejtë për disa të tjerë cenohet të qëndrojmë indiferent, apo në disa raste ky fakt i hidhët bile edhe të na gëzoj. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë kjo tregon se ne nuk jemi aspak të sinqertë por vetëm bëjmë demagogji. Andaj mendimi im është se liria e shprehjes është një e drejtë që duhet ta përgëzojnë të gjithë. 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.