Kuvendi i Kosovës sot ​mban seancën për demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës sot ​mban seancën për demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo seancë është thirrur që disa herë, por për shkak të mungesës së kuorumit është shtyrë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dje u ka bërë thirrje që deputetët ta votojnë demarkacionin.

"Askush, as Mali i Zi, shtet mik anëtar i NATO-s, nuk mund të cenojë territorin e Kosovës. Çdo padrejtësi, nëse ka ndodhur, do të korrigjohet!", citohet në postimin e djeshëm të Pacollit.

Në legjislacionin e kaluar nuk është dërguar fare në Kuvend, pasi opozita përmes gazit-lotsjellës dhe protestave masive, ka penguar çdo debat për demarkacionin, duke pohuar se demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe, janë antiligjore dhe shkelin Kushtetutën e Kosovës.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.