Dimitrov kundër emrit të ngjitur, Kotzias kërkon ndryshim të Kushtetutës

Dimitrov kundër emrit të ngjitur, Kotzias kërkon ndryshim të Kushtetutës

Një emër i përbërë, por i pandashëm dhe i papërkthyeshëm është i papranueshëm për palën maqedonase, ishte i prerë ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Kozias.

Dimitrovi theksoi se ajo që ka rëndësi është të bëhet dallim i qartë midis shtetin tonë dhe rajonit grek, por jo domosdoshmërisht me një emër të pandashëm që nuk do të përkthehej.

Kocias nga ana tjetër insiston në ndryshime në Kushtetutën duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak tragjike, por se sipas tij do të jetë garanca më e mirë e mundshme.

"Zgjidhje morale është ajo që do t’i kënaq të dy palët, nuk flas për ekstremistët në të dy vendet, flas për ata që mendojnë për një të ardhme të përbashkët. Nuk kërkoj që njëra palë të shkatërrohet, ndërsa pala tjetër të gëzohet se ka fituar", tha Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Pa zbuluar detaje të propozim-marrëveshjeve që kanë shkëmbyer dy palët, kryediplomatët theksuan se ata bashkë me propozimin e ndërmjetësit të OKB-së, Nimic do t’i ndihmojnë formulimit të marrëveshjes përfundimtare. Ndërsa paralajmëruan se negociata esenciale për pikat e propozuara do të ketë më 30 mars në Vjenë, nën ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.