Dita e tretë e protestave studentore në Shqipëri, mbyllen auditorët në universitet publike

Dita e tretë e protestave studentore në Shqipëri, mbyllen auditorët në universitet publike

Mësimi në Universitetet Publike të Tiranës është pezulluar sot pasi studentet kanë bojkotuar procesin mësimor për shkak të protestës së tyre. Studentet protestojnë kundër tarifës prej 670 lekësh për kredit për provimet e mbartura.

 

Në fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik, studentet janë grumbulluar para godinave duke mbajtur pankarta në dorë ku kërkojnë plotësimin e kërkesave te tyre nga Ministria e Arsimit. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin.

Më tej ata sikurse një ditë më parë kanë planifikuar marshim në këmbë për tu bashkuar të gjithë në një vend, para Ministrisë së Arsimit.

Midis kërkesave që studentët i kanë parashtruar janë edhe heqja e tarifës për provimet e mbartura dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve

Protesta studentore, siç citojnë mediat vendore, sot ka marrë përkrahjen dhe nga studentet e Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës.

Ata nuk kanë pranuar të futen në auditore për sa kohe nuk ka një përgjigje për kërkesat e tyre bazike nga Ministria e Arsimit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.