Vetëm një deputet shqiptar në parlamentin e Malit të Zi

Vetëm një deputet shqiptar në parlamentin e Malit të Zi

Opozita e përbërjes së re parlamentare nuk do të marrë pjesë në seancën e saj të parë, pasi sipas saj, zgjedhjet e 16 tetorit, në të cilat doli fituese partia e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviç, nuk kanë qenë të lira dhe demokratike.

Të dielën, prokurori special i Malit të Zi ka thënë se "nacionalistët nga Rusia" qëndrojnë pas përpjekjes për të vrarë Gjukanoviçin në prag të zgjedhjeve, ku njëzet vetë janë arrestuar një natë para zgjedhjeve të cilët u identifikuan si paraushtarakë serbë, shkruan "Rel".

Ndërkohë,në përbërjen e re të Parlamentit të Malit të Zi do të jenë 81 deputetë, prej tyre vetëm një shqiptar.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.