Rritje drastike e çmimeve të naftës pas njoftimit të papritur nga Arabia Saudite

Rritje drastike e çmimeve të naftës pas njoftimit të papritur nga Arabia Saudite

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar rritje drastike pasi Arabia Saudite njoftoi se gjatë muajit të ardhshëm do të ulë prodhimin.

 

Rijadi paralajmëroi se nga muaji i ardhshëm do të ulë prodhimtarinë e naftës së papërpunuar për gjysmë milionë barel në ditë për shkak të kërkesës së ulur.

Ajo është kuptuar si shenjë se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) gjatë mbledhjes së ardhshme në dhjetor do të paralajmëroj shkurtim të koordinuar të prodhimtarisë, në përpjekje për të mbajtur çmimet.

Nafta e tipit “brent” këtë mëngjes u rrit për pothuajse dy për qind në 71,55 dollar për barel, ndërsa nafta ekstra e lehtë amerikane në Nju Jork u rit për 1,3 për qind, për më shumë se 61 dollarë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.