UNICEF-i kërkoi 1,6 miliardë dollarë për t’ju ndihmuar fëmijëve në botë

UNICEF-i kërkoi 1,6 miliardë dollarë për t’ju ndihmuar fëmijëve në botë

Agjencia UNICEF ka kërkuar 1,6 miliardë dollarë për t’ju ndihmuar fëmijëve të goditur nga krizat humanitare, ndërsa tani edhe me pandeminë e koronavirusit.

Vlera e kërkuar është dy herë më e madhe nga atë që UNICEF-i e ka kërkuar para dy muajve, transmetojnë mediat britanike.

UNICEF-i ka bërë të ditur se nga fundi i marsit ka marrë 215 milionë dollarë amerikanë.

“E pamë ku i solli pandemia vendet me sistem të hvilluar shëndetësor dhe ne jemi të shqetësuar për atë çfarë do të ndodhë me vendet me sisteme më të dobëta shëndetësore dhe me pak resurse”, tha drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-ut Henrieta Faure.

Analiza e UNICEF-it ka treguar se rreth 77 për qind e fëmijëve, apo 1,8 miliardë, jetojnë në një ndër 132 vendet ku janë vendosur kufizime të caktuara në lëvizje.

Kombet e Bashkuara javën e kaluar kanë kërkuar ndihmë prej 6,7 miliardë dollarë amerikanë për 63 vende në botë, kryesisht në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi ka shfaqur shqetësim për shkak të mbështetjes jopërkatëse për vendet e varfra dhe shfaqi keqardhje për ndarjet në bashkësinë ndërkombëtare në luftë kundër koronavirusit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.