Zgjedhjet, ja datat që duhen respektuar deri më 5 qershor

Zgjedhjet, ja datat që duhen respektuar deri më 5 qershor

Liderët e katër partive politike, VMRO-DPMNE, BDI, LSDM, PDSH, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, para 3 ditëve arritën marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe 24 prilli u zëvendësua me 5 qershorin.

Por cilat janë datat që duhen respektuar deri atëherë:

7 prilli (60 ditë para zgjedhjeve) – Sipas Kushtetutës, patjetër të shpërbëhet Kuvendi;

  • 22 prill – KSHZ patjetër duhet të vendos listën zgjedhore në shqyrtim publik;
  • 6 maj – KSHZ duhet t’i publikoj përshkrimet e njësive zgjedhore;
  • 12 maj – Përfundon shqyrtimi publik në listën zgjedhore;
  • 13 mај – Duhet të publikohen listat e deputetëve në shtypin ditor;
  • 16 mај – Fillon fushata zgjedhore që përfundon më 4 qershor;
  • 17 mај – KSHZ do t’ua dërgoj listën zgjedhore partive politike ndërsa ata në afat prej 5 ditëve, deri 19 maj duhet të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim dhe fshirje të të dhënave;
  • 21 mај – KSHZ firmos listën zgjedhore gjegjësisht certifikatat nga listat zgjedhore ku votohet;
  • 2 qershor – KSHZ duhet ta dorëzoj materialin zgjedhore të komisioneve zgjedhore të komunave;
  • 4 qershor – Komisionet zgjedhore të komunave kanë për obligim të dorëzojnë materialin zgjedhor këshillave zgjedhor në territorin e RM;
  • 4 qershor – Përfundon fushata zgjedhore;
  • 5 qershor – Dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.