Universitetet Evropiane Ligjërojnë Ngjarjet E Fundit Të Vendit Tonë Duke Marr Shembull Se Si Nuk Duhet Të Jetë Një Shtet Demokratik

Universitetet Evropiane Ligjërojnë Ngjarjet E Fundit Të Vendit Tonë Duke Marr Shembull Se Si Nuk Duhet Të Jetë Një Shtet Demokratik

Vitet e fundit Maqedonia, vazhdimisht po ballafaqohet me një krizë të thellë politike.

Kulminacionin kriza e arriti vitin e kaluar, krizë e cila akoma nuk ka përfunduar. Prokuroria Speciale ishte diçka e re e cila u themelua me qëllim që të hetoj rastet shumë delikate të fytyrave publike dhe të politikës aktuale.

Gjykata Kushtetuese para disa muajve ktheu ligjin e vitit 1993, ligj ky i cili në vitin 2009 u anulua nga partia aktualisht në qeveri, gjegjësisht nga VMRO-DPMNE. Me këtë ligj Kryetari i shtetit do të mund të falte çdo person pa marrë parasysh krimin që e kishte bërë dhe në cilën nivel është procesi gjyqësor. Nuk kaloi shumë kohë pas vendimit të Gjykatës, kryetari Ivanov i fali 56 figura politike, ku shumica prej tyre ishin të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Shumica e ekspertëve juridik janë të mendimit se kemi shumë vendime jo ligjore dhe presioni i madh do ta detyroj kryetarin që ta tërheq Abolacionin. Për këtë çështje ne arritëm të marrim mendimin e profesorit universitarë në UT-së, Doc. Dr. Qebir Avziu. Sipas tij, kryetari nuk është i kufizuar se sa herë mund të fal, dhe se me normë juridike çështja e tërheqjes së abolacionit nuk është e rregulluar, por interesi madhor i shoqërisë i cili në drejtësi është si rregull se në qoftë se diçka nuk është e rregulluar me Ligj merret interesi i madh shoqërorë. Kjo i jep të drejtën kryetarit të shtetit që ta tërheq vendimin për abolacion. “Mendoj se kryetari i shtetit nga presioni i brendshëm dhe i jashtëm do të detyrohet që vendimet e tija t'i shpall jo të ligjshme edhe pse shumica e juristëve dhe të profesorëve juridike thonë se kryetari i shtetit nuk e posedon këtë drejtë, mirëpo interesi madhor i shtetit është mbi të gjitha, madje në këtë rast edhe mbi kryetarin e shtetit. Abolacioni mund të bëhet në tre mënyra. Procedura e parë mund të iniciohet me kërkesë të vetë qytetarit, të bëhet lista nga ministria e drejtësisë dhe në përjashtim mund të bëhet edhe nga ana e presidentit të shtetit. Në qoftë se dëshirojnë që shoqëria dhe shteti të dalë nga kriza duhet të merret parasysh se cili është interesi madhor i shoqërisë dhe mbi këtë kryetari ka mbështetje që ta heq vendimin”, bëri të ditur Avziu.

Gjykata kushtetuese mund t'i interpreton dhe t'i nxjerr kuptimin e ligjeve, t'i shfuqizon dispozitat, por jo edhe ta krijoj të drejtën

Herën e parë ligji për Abolacion miratohet në vitin 1993. Ky ligj ka pasur për qëllim që kryetarit t'i jepen kompetencat që të fal secilin person pa marr parasysh se çfarë vepre penale të ketë kryer. Nuk ka qenë me rëndësi se a është e përfunduar apo është në proces e sipër, ai mundet të fal gjithkënd. “Në vitin 2009 meqë kryetar ishte Branko Crvenkovski, ndërsa me qeverinë udhëhiqte VMRO- DPMNE, me qëllim që ta kufizojnë presidentin ato marrin nismë për ndryshimin e ligjit me të cilin ato konkretisht e atakojnë nenin 11. Ky nen, me ligjin e vitit 2009 arrihet të fshihet dhe miratohet një dispozitë tjetër e ligjit e cila e kufizon presidentit që të fal personat që kanë bërë shkelje gjatë zgjedhjeve, persona për të cilët janë zhvilluar procedura penale, persona të dënuar për pedofili etj. Këto kufizimet të kryetarit që u miratuan në vitin 2009, në vitin 2016 me një vendim kontradiktor të Gjykatës Kushtetuese kompetencat iu kthyen përsëri kryetarit të shtetit në momentin kur disa politikanë ishin nën hetim të Prokurorisë Speciale. Organi Ligjvënës tek ne është kuvendi dhe në këtë rast Gjykata Kushtetuese merr një vendim jo legjitim. Situata juridike e Maqedonisë, është objekt diskutimi në shumë fakultete juridike. Në shumë fakultete të Evropës ligjërohet se si është situata në Maqedoni, ndërsa shtetin tonë e marrin model se si nuk duhet të jetë një shtet demokratik”, theksoi Doc.dr. Qebir Avziu.

Abolacioni është akt individual që e miraton kryetari ndërsa amnistia është akt i përgjithshëm që e miraton kuvendi

Amnistia është Akt i përgjithshëm që e miraton kuvendi dhe i referohet një numri të pa caktuar të qytetarëve. Amnistia vjen në shprehje në raste ku ka kryengritje, revolucione, konflikte të përmasave më të mëdha, në shenjë të pajtimit kuvendi merr një iniciativë për personat të cilët janë të përfshirë në konflikt me një akt të përgjithshëm, i fal si ndjekjet penale që të mos jenë objekt i procedurave penale. Nëse flasim për ablacion, atë e miraton presidenti i shtetit për dallim nga Aktet e përgjithshme është akt individual ku me emër dhe mbiemër ceken të gjithë personave të cilët ju referohet vlerësoi Doc. Dr. Qebir Avziu. Ndër të tjerat ai shtoi: “Aktet e përgjithshme i vlerëson Gjykata Kushtetuese, kurse aktet konkrete i vlerëson Gjykata Administrative, por në këtë rast me që është vendim i presidentit nuk mund të jetë objekt i Gjykatës Administrative. Anulimi nuk mund të bëhet nga gjykata kushtetuese për shkak se nuk është akt i përgjithshëm. Ka një hapësirë e cila ofron mundësi që gjykata kushtetuese të mund të vlerësoj edhe aktet konkrete në raste kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e njeriut. Drejtësia gjithmonë analizohet në përmasa me shoqërinë dhe në moment kur interesi i shoqërisë është më i madh se e drejta normative juridike atëherë zbatohet e drejta shoqërore. Mirëpo, ekziston mundësia që kryetari i shtetit të dal para qytetarëve dhe të kërkoj falje për vendimin që e ka bërë, situatën e rëndë që e ka shkaktuar në shoqëri dhe në fund detyrimisht të jap dorëheqje. Anulimi i vendimit në lidhje me abolacionin mund të bëhet nga vet ai”, nënvizoi ai.

Kryetari nuk është i kufizuar se sa herë mund të aboloj ndonjë person

“Një person mund të jetë i akuzuar për më shumë vepra penale, kështu që për disa ka nënshkruar ablacionin ndërsa për disa të tjerë mund t’i shpall përsëri kryetari. Kështu do të vihen në një garë Prokurorit Special dhe Ivanovi. Shumica kanë kërkuar nga ai, që ta tërheq abolacionin, duke kërkuar që të dalën para organeve të drejtësisë pasi çdo qytetarë ka të drejt të del para ligjit, para një gjykate dhe aty të shpallet i fajshëm ose i pa fajshëm. Prokuroria dhe policia gjatë hetimeve janë larg syve të opinionit dhe është një fshehtësi. Të dhënat që kanë arritur nga prokuroria speciale deri tek kabineti kryetarit është një defekt i madh. Prokurori dhe policia zhvillon hetime ku me ligjet e mëparshme ligjet i zhvillon gjykatësi hetues, por këtu hetimet kanë kaluar në autorizim të prokurorit dhe policisë”, përfundoi profesori universitar.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.