Korona virusi shifra alarmante te të prekurve, 2005 te vdekur

Është rritur në 2005 numri i viktimave nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, tashmë zyrtarisht i njohur si Covid-19.

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, thuhet se numri i të prekurve nga virusi është rritur 74 185, prej të cilëve 11 977 ndodhen në gjendje të rëndë.

Numri i viktimave në Kinë dhe Hong Kong arriti në 2005, ndërkohë numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi është ulur në 5248 dhe numri i personave që ndodhen nën trajtim në 135 881.

Ndërsa, numri i personave të shëruar nga Covid-19 ka arritur në 14 376.

Jashtë territorit të Kinës, numri i të prekurve nga virusi është rritur në 62 në Hong Kong dhe 10 në Macao.

Please publish modules in offcanvas position.