Virusi ekziston, mos e injoroni dhe mbrojuni – porosisin infektologët kumanovarë Josifova dhe Bajrami, që luftuan sëmundjen

Virusi ekziston, mos e injoroni dhe mbrojuni – porosisin infektologët kumanovarë Josifova dhe Bajrami, që luftuan sëmundjen

Virusi korona ekziston, ai është në mesin tonë dhe në asnjë moment nuk guxojmë të lirohemi, duhet t’i respektojmë në përpikëri rekomandimet për mbrojtje personale, mbajtjen e distancës, mbajtje të maskave dhe higjienë të rregullt të duarve, porosisin doktorët infektologë Sunçica Josifova dhe Aziz Bajrami nga Reparti infektiv i Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës.

Dy mjekët u infektua me virusin, në fakt si edhe pjesa më e madhe e personelit shëndetësor nga ky repart në spitalin e Kumanovës.

Kryeshefja e Repartit infektiv dr. Sunçica Josifova, infektolog specialist, bashkë me kolegun e tij doktor Aziz Bajrami e transmetuan përvojën e tyre se si janë përballur me sëmundjen KOVID-19. Që të dy janë infektuar në vendin e punës në Repartin infektiv në spitalin. Mjekët rrëfyen për rrjedhën e tyre të sëmundjes, për terapinë, për izolimin rigoroz.

Doktor Bajrami, specialist infektolog, rrëfen se ka qenë në mesin e punëtorëve të parë shëndetësorë të infektuar me virusin. Më 24 mars lajmin se janë të infektuar punëtorë shëndetësorë e njoftuan kompetentët nga Ministria e Shëndetësisë. Paraprakisht në Kumanovë nuk kishte asnjë rast të personave të infektuar me virusin korona, ndërsa më 21 mars kompetentët njoftuan se në këtë repart ndërroi pacientja e parë si pasojë e virusit korona.

SH 543a0

“Pasi që ndërroi jetë pacientja që ishte hospitalizuar ishte vendosur të bëhet test te të punësuarit. Në grupin e parë që e testoi unë isha i infektuar bashkë me kolegët tjerë, dy doktorë dhe dy motra. Pas disa ditëve u infektuan edhe kolegët tjerë. Inkubacioni mund të zgjasë prej 48 orë deri 14 ditë, ndonjëherë edhe më shumë”, shprehet Bajrami.

Dr. Josifova shton se si specialist infektolog dhe pjesë e ekipit të Repartit infektiv në IPSH Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë, gjatë shkurtit janë përgatitur të përballen me diçka të panjohur, për të cilën kanë pasur informacione, por jo edhe përvojë, në përputhje me rekomandimet nga institucionet relevante në shtet.

Ata janë përgatitur në planin profesional, për burimet dhe mënyrën e bartjes së virusit, procedura diagnostikuese, pasqyrë klinike, rrjedhën e sëmundjes, komplikime të mundshme dhe epilog të sëmundjes, mënyrën se si të mbrohen, si të punojnë në mënyrë të drejtë me pajisjen mbrojtëse.

Doktor Bajrami ishte në mesin e të infektuarve të parë. Ai nuk e ka ditur se ka qenë i infektuar. Megjithatë, kujton se ka pasur dhimbje të vogla në gjoks, teshtitje, e më pas pas testimit thuajse edhe nuk ka pasur simptoma.

-“Menjëherë u izolova nga anëtarët tjerë të familjes në një dhomë të posaçme në shtëpi. Bashkëshortja gatuante, haja ndaras. Nuk kisha kurrfarë kontakti me anëtarët e familjes 14 ditë. Askush nuk u infektua nga familja. Fati në fatkeqësi është që u testova shpejtë”, shprehet Bajrami.

SH_9c2fd.jpg

Doktoresha Josifova nuk ka qenë në mesin e të infektuarve të parë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohore, në mars, në Repartin infektiv ka pasur rritje të përnjëhershme të numrit të të sëmurëve prej të cilëve disa kanë qenë me pasqyrë të rëndë klinike, në disa raste të caktuara dhe me rrezikim vital.

“Edhe unë isha e përfshirë drejtpërdrejt në kurimin e pacientëve të këtillë që nga vetë fillimi. Qëllimi i vetëm i të gjithë neve ishte që t’u ndihmohet të sëmurëve. Në këtë luftë të pakursyeshme me virusin korona pësuan edhe punëtorët e parë shëndetësor në spitalin e Kumanovës, që ishin përfshirë në kurimin e të sëmurëve nga KOVID-19. Shërbimi epidemiologjik pranë QSHP zbatoi testimin e të gjithë të punësuarve që ishim në kontakt me të sëmurët dhe atëherë isha negative”, shprehet Josifova.

Doktoresha Josifova, nga ana tjetër, pas dhjetë ditëve nga kontaktet me të sëmurët, pas kthimit nga puna ka ndjerë plogështi, dhimbje me tërë trupin dhe ethe. Këtë ia ka përshkruar lodhjes nga ritmi i imponuar nga gjendja e sapokrijuar dhe ka konsideruar se me pak pushim gjithçka do të jetë në rregull.

“Por gjendja avancoi, mu paraqit temperaturë të lartë, rrjedhje e hundës dhe kokëdhimbje, që bënte të ditur në mundësinë se jam e sëmurë nga KOVID-19. U paraqita në QSHP prej ku mu tha se menjëherë duhet të jem e testuar dhe dyshimet e mia u konfirmuan. Rezultati ishte pozitiv. Ky ishte fillimi i luftës time me virusin. Siç parashikonte procedura, bëra ekzaminime laboratorike dhe rendgen-incizim të mushkërive në të cilin u tregua se kam ndezje të njërit krah të mushkërive”, shprehet doktoresha.

Ka filluar me terapi antibiotike dhe terapi tjetër simptomatike, me vitamina, acerolë dhe D3-vitamin, lëngje dhe ushqim për forcimin e imunitetit. Por, siç kanë kaluar ditët gjendja i është përkeqësuar.

“Gjithnjë e më shpesh isha me frymëmarrje të shkurtër, pas çdo fjale të shprehur kisha sulm të kollit, plogështia bëhej gjithnjë e më e shprehur, humba apetit. Kohë pas kohë më paraqitej frika nga përkeqësimi i përnjëhershëm i gjendjes. Një javë pas paraqitjes së simptomave të para, shkova në spital për të bërë ekzaminime kontrolluese laboratorike dhe rendgen-incizim kontrollues të mushkërive, në të cilin u tregua se procesi ka avancuar dhe kisha ndezjet dy krahëve të mushkërive. Isha një hap nga vendimi për të mbetur në spital për kurim të mëtejshëm. Por, ajo që deri tani kam qenë e shëndoshë, pa sëmundje të tjera shoqëruese, si dhe kujdesin dhe mbështetjen e madhe nga bashkëshorti im dhe djemtë, ishin vendimtarë që ta vazhdoj kurimin tim në kushte shtëpiake. Në ato ditë angazhimi i kompletuar i tyre ishte përkushtuar në kurimin tim dhe prandaj i falënderoj nga zemra. Vazhdova të marr terapi antibiotike. Ngritja e imunitetit për mua ishte më e rëndësishme, meqë isha e vetëdijshme se vetëm me imunitet të mirë mund ta mposht virusin”, rrëfen dr. Josifova.

Doktor Bajrami ka kaluar me pasqyrë më të lehtë klinike. Gjatë izolimit doktor Bajrami ka pranuar vitamine, para së gjithash vitamin C, probiotik dhe shumë lëngje, dy litra në ditë. Personalisht, shprehet, preferon ujë dhe ka pirë portokall, limon të shtrydhur dhe smuthi nga molla dhe pemë të tjera me ujë. Ushqimi gjatë kurimit, sqaron doktori, duhet të jetë i pasur me vitamine dhe minerale, pemë, perime, veçanërisht sallata, të cilat edhe ashtu rekomandohen.

SH_ca5b1.jpg

Te doktor Bajrami pas 14 ditëve epidemiologët i kanë marrë brise dy herë me radhë, të cilat kanë treguar se është negativ. Tani ndjehet mirë, por ende u përmbahet rregullave.

Edhe doktoresha Josifova shprehet se pas ditës së dhjetë nga fillimi i sëmundjes ka filluar të kurohet gradualisht, të kollitet më pak, nuk ka pasur temperaturë të rritur, plogështia ka filluar të zhduket, ndërsa i është kthyer apetiti.

Dita e pesëmbëdhjetë pas testit pozitiv nga Qendra e shëndetit publik i kanë bërë testin e parë kontrollues, ndërsa testin e dytë kontrollues 48 orë pas testit të parë kontrollues. Që të dyja testet i kanë qenë negative.

“Lumturia ime nuk kishte fund kur edhe testet e bashkëshortit tim dhe djalit dolën negativ. Ata së bashku me mua ishin 15 ditë në izolim, me ç’rast përdornim hapësira të njëjta, kuzhinë, banjë, dhomë për qëndrim ditor dhe duke iu falënderuar përmbajtjes rigoroze ndaj masave të mbrojtjes, mbajtje të distancës, nivel të lartë të higjienës dhe mbajtjes së maskës gjatë komunikimit, mbeten negative. Jo rastësisht e theksoj këtë, meqë si rezultat i masave rigoroze, të cilave u përmbahemi, ata mbetën të shëndoshë dhe negativë ndaj virusit”, shprehet doktoresha Josifova.

Për të ka qenë shumë e rëndësishme mbështetja nga miqtë, familjarët, fqinjët, kolegët dhe të punësuarit në repartin, është falënderuese për interesimin e tyre, kujdesin për shëndetin dhe ndihmën e ofruar. Kjo, shprehet ajo, jep fuqi dhe besim se nuk je vetëm në betejën që e zhvillon për shëndetin dhe jetën tënde.

Edhe te doktor Bajrami në familje u përmbahej rreptësisht rekomandimeve.

“Është shumë e rëndësishme të lahen duart, virusi është këtu. Ne, njerëzit, jemi ata që jemi vendbanimi i tij. Maska duhet të mbahet në hapësirë të mbyllur dhe të hapur ku nuk ka hapësirë për ruajtjen e distancës fizike”, shprehet Bajrami.

Ai veçanërisht u rekomandon të rinjve dhe njerëzve të shëndoshë, të cilët në të shumtën e rasteve janë bartës simptomatik, të kenë kujdes, t’i respektojnë rekomandimet, meqë mund t’i infektojnë më të moshuarit, ata që kanë ndonjë sëmundje.

“I kuptoj, duan të shëtisin, të shoqërohen, por është me rëndësi që t’i respektojnë masat që të mos i infektojnë anëtarët më të moshuar të familjes. Të gjithë ata që kanë simptoma të butë, t’i marrin parasysh, të konsultohen me mjek, ndërsa është mirë të izolohen, teshtitjen, hundën e zënë, plogështinë t’i marrin seriozisht, madje që mund të jetë edhe diçka tjetër, por të konsultohen me mjek”, porositë doktori.

Sëmundja është e re, por përvojat botërore dhe tona të Maqedonisë, shprehet doktor Bajrami, tregojnë se një pjesë e madhe e të infektuarve mund të kalojnë me simptoma më të lehta, siç ka qenë rasti i tij, por kjo nuk guxon të kuptohet se nuk duhet të respektohen masat. Përkundrazi, shprehet mjeku kumanovar, duhet të respektohen të gjitha rekomandimet për mbajtjen e maskës, të mbahet distancë fizike prej dy metrave, të mos tubohen në grupe njerëzish, të mirëmbahet higjiena.

“Unë kisha fatin të luftoj sëmundjen, por shumë bashkëqytetarë tanë e humbën këtë betejë dhe nuk janë më me ne. Këtë e shkruaj në mënyrë që të tentoj të prekë deri te secili prej jush me porosi se askush nuk është i kursyer nga virusi, as ata që janë në vendin e punës, as në vetëshërbim, bankë ose kudo qoftë”.

Dhe prandaj, në kohën kur tërë bota përballet me armik të tejdukshëm, por shumë të rrezikshëm, përzemërsisht ju lutem që t’i respektoni rekomandimet nga institucionet relevante në shtet, të cilat për çdo ditë i lexojmë dhe dëgjojmë dhe ta ruani jetën tuaj. Virusi ekziston, mos e injoroni dhe mbrojuni, porositë doktoresha Josifova.

Mjekët kumanovarë shprehen se nuk guxon të injorohet ekzistimi i virusit. Qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet, të kujdesen për shëndetin e tyre dhe shëndetin e më të afërmve.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.