Personave me të ardhura të ulëta automatikisht do t'u vazhdohet sigurimit shëndetësor

Personave me të ardhura të ulëta automatikisht do t'u vazhdohet sigurimit shëndetësor

Personat me të ardhura të ulëta të cilët vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura neto nën 115.080 denarë nuk ka nevojë të vijnë në shërbimin rajonal të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë që të riregjistrohen, sepse sigurimi i tyre shëndetësor automatikisht do të vazhdohet.

Limiti sipas të cilit qytetarët e realizojnë këtë të drejtë shënon rritje të vazhdueshme prej 69.600 denarë në vitin 2014 deri në 115.080 denarë sot, që është pasojë e rritjes së pagës minimale.
Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi drejtoi i FSSHM-së Sasho Stefanovski, i cili tha se Fondi automatikisht do t'i riregjistrojë edhe personat të cilët gjatë dy muajve të fundit të vitit kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 19.180 denarë dhe që janë në kategorinë e personave të siguruar të cilët kanë realizuar të ardhura prej 115.080 deri në 193.608 denarë gjatë vitit të kaluar.

Dy kategoritë tjera të personave të siguruar të cilët paguajnë 50 për qind ose 100 për qind nga kontributi shëndetësor të pagesës minimale, nëse janë në korniza të limitieve 115.080 denarë deri në 193.608 denarë, theksoi Stefanovski, gjithashtu nuk është e nevojshme të vijnë që të riregjistrohen në sportelet e shërbimeve rajonale të Fondit.

Shtoi se njëherit edhe personat të cikët kanë ndryshim në vlerën e të ardhurave neto, është e nevojshme të vijnë në shërbimet rajonale të Fondit nga 1 shkurti deri më 31 mars dhe të sjellin dokumente për riregjistrim të ri.

Drejtori i FSSHM-së Orhan Ramadani tha se si të ardhura të familjes konsiderohen të ardhurat personale dhe të ardhurat e anëtarëve të bartësit të sigurimit shëndetësor (burri/gruaja, fëmijë).

Nga 115.080 denarë deri 193.608 denarë nëse gjatë dy muajve të fundit të siguruarit kanë realizuar më pak të ardhura se 19.180 denarë, theksoi, sigurimi shëndetësor është në barë të shtetit, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë do të paguajë kontribut për sigurimin shëndetësor, rritja këtë vit e limitit ligjor të kësaj kategorie në krahasim me vitin e kaluar është 9.480 denarë.

Shtoi se për të gjitha informacionet më detajisht lidhur me Projektin për regjistrim-riregjistrim të personave të papunë, të siguruarit mund të drejtohen në info linjën falas 0800 33 22 ose në e-mail adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. si dhe në ueb faqen www.fzo.org.mk në pjesën e riregjistrimit të personave me të ardhura të ulëta.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.