Seanca për rastin

Seanca për rastin "Ryshfeti" anulohet për më 4 maj

Në Gjykatën Penale sot përsëri u anulua seanca për rastin "Ryshfeti", në të cilën i akuzuar është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi avokatët e mbrojtjes kërkuan që Prokuroria për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit t'u dorëzojë kopje prej dëshmive për rastin.

Kërkesën e avokatëve e pranoi gjykatësja, Dijana Gruevska - Ilievska ndërsa seancën e radhës e caktoi për më 4 maj, kur duhet të fillojë debati kryesor me fjalët hyrëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Zaev sot deklaroi se gjykata e ka pranuar kërkesën që t'u dorëzohen dëshmi në bazë të së cilave Prokuroria Publike e bazon akuzën kundër tij.

"Sot jemi këtu që ta dëshmojmë pafajësinë tonë në rastin 'Ryshfeti', kërkuam që në pajtim me ligjin, të drejtën tonë të na mundësohet të marrim dëshmi të cilat Prokuroria publike e bazon akuzën e saj kundër meje për ryshfet. Këtë të drejtë gjykata e pranoi. Do të na mundësohet t'i marrim shkresat ose kopje të dëshmive në bazë të së cilave janë cituar në pjesën përbërëse të akuzës, që të mund të hyjmë me fjalë hyrëse më 4 maj në orën 10 kur të fillojë seanca gjyqësore me fjalë hyrëse për ne si mbrojtje dhe prokurorisë", tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me urdhrat e masave të veçanta hetimore të cilat i kanë kërkuar, Zaev u përgjigj se urdhrat i kanë kërkuar që në fillim të procedurës parahetimore dhe hetimore, por se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë shkresë.

"Në rastet e tjera, për shembull në "Puç" një gjë e tillë na u mundësua. Kjo është e drejtë e mbrojtjes për të pasur shqyrtim. Në këtë rast një gjë e tillë nuk është mundësuar", tha Zaev.

Lideri i LSDM-së në rastin "Ryshfeti" akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës i ka kërkuar ryshfet biznesmenit Ivan Nikollov prej 163.924 euro, gjegjësisht nga dy euro për një metër katrorë të tokës ndërtimore në Strumicë, të cilën Nikollov ishte i interesuar ta privatizojë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.