Berlini e mbështet vlerësimin e KE-së për zgjedhjet në Maqedoni

Berlin: Nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve me standarde evropiane

Ministria e Jashtme e Gjermanisë vlerëson se, në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve të standardeve evropiane, duke ndarë kështu të njejtin mendim me vlerësimin tashmë të njohur të BE-së dhe SHBA-ve.

Sipas këtij njoftimi, Maqedonisë i duhen hapa të mëtejshme reformuese para se të krijohen kushtet për zgjedhje të standardeve evropiane. Gjithashtu, ambasada gjermane i fton partitë politike të përfshira në proces që të japin maksimumin dhe të tregojnë vullnet politik për të gjetur zgjidhje të përbashkët që do ta lëviz vendin drejt integrimeve evropiane.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.